Më datë 19.04.2016, nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana , u krye ekstradimi nga Milano/Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar :
Gani HYSA, 47 vjeç , lindur në Kurbin
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, në ngarkim të shtetasit Gani HYSA, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Dënimi maksimal që parashikohet në këto nene është deri 25 vjet burgim.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Milano/Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.