Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri do të marrin pjesë në ministeralin e organizuar nga Greqia për krizën e emigrantëve.
Takimi pritet të mbahet në datat 21 dhe 22 Prill në Selanik, dhe do të marrin pjesën homologët e tyre nga Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth bashkëpunimit për përballimin e situatës.
Fillimisht është parashikuar takimi i ministrave të jashtëm, që do të pasohet më pas nga takimi mes ministrave të brendshëm. Në fund të ministerialit do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.