Efektivët e policisë që shoqëruan Emiliano Shullazin mbrëmjen e së shtunës, mbanin maska në kokë. Duket se 38-vjeçari ishte në dijeni që policia po shkonte ta shoqëronte dhe po i priste në lokal tek rruga e Kavajës pranë banesës.
Sapo policët iu afruan, Emiljano Shullazi, kapi njërin nga policët dhe i hoqi maskën nga koka duke i thënë: “Hiq maskën ore se të njoh shumë mirë se kush je”,- raporton gazeta “Shqiptarja.com”.
Pas këtij momenti, 38-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kurse, shoku i tij i ngushtë Gilmando Dani u paraqit në polici për të pyetur për Shullazin.
Policia i vendosi në qafë lejen hyrëse që mund të shkonte të takonte shokun e tij Emiljano Shullazi dhe sapo ka hyrë, është arrestuar pas fletë-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si i përfshirë në disa vepra penale.
Një ditë më parë, ish zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, tregoi si kishte parë bashkë, Saimir Tahirin dhe Emiliano Shullazin ditën e zgjedhjeve në 23 qershor të 2013.