Kompania e biznesmenit dhe kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli, “Mabetex” po ndërton infrastrukturën gjigante për “EXPO 2017” në Astana.
Këtë e ka bërë me dije vet Pacolli, i cili thotë edhe se pret që kjo mundësi të shfrytëzohet nga institucionet kosovare që pa inate të promovohet Kosova. “Krenar që Kosova bëhet antare e Expo-s.
Mabetexi po ndërton infrastrukturën gjigante ”Expo 2017” në Astana, ku Kosova do të ketë pavjonin e vet të cilin Mabetexi do ta sponsorizojë plotësisht.
Institucionet përkatëse të kësaj qeverie do të shfrytëzojnë këtë mundësi (pa inate e xhelozi) për të promovuar Kosovën në nivel të lartë”, ka shkruar Pacolli në facebook.