Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë gjyqin për Emiliano Shullazin, kushëririn e tij Blerim Shullazi si dhe krahun e djathtë Gilmando Dani. Masa e arrestit për të tre personat do të jepet nesër në orën 8:30, kohë kur do të nisë dhe seanca.
Shkak i shtyrjes së seancës për masës e sigurisë është bërë fakti që prokurorja Elisabeta Ymeri është në të njëjtën proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj 9 imamëve.
Në dalje të Gjykatës së Kirmeve të Rënda, avokati i Shullazit thotë se prova kyçe e prokurorisë është e pavlefshme pasi sipas tij nuk ka asnjë denoncim nga ana e personit që pretendon se është kërcënuar. Avokati tha se deri më tani nuk ka prova të fuqishme për të ndaluar Shullazin dhe Danin
“Do kërkojmë paligjshëmrinë e masës së arrestit, një masë më të butë për Blerim Shullazin dhe lirimin për Emiliano Shullazin dhe Gilmando Danin. Asnjë nga personat që pretendojnë për kanosje nuk kanë bërë kallëzim. Kjo është një dëshmi e babait të shtetasit Jani Zaka, pra personi që pretendon se është kanosur. Kjo është prova kyçe….”- tha avokati.