Deputeti socialist i Malësisë së Madhe, Paulin Sterkaj, kërkoi dje amendim të Kodit Penal, për çështjen e kërpit industrial në mënyrë që masat ndëshkuese për këtë bimë të mos jenë të njëjta me atë që vendosen për konsumimin e prodhimin e kanabisit.
Sipas News 24, nga mbledhja e grupit të PS, Sterkaj ka sqaruar se edhe pse kërpi është familja e drogërave, përbërja e saj kimike është me parametra më poshtë se sa standardet që ka vendosur Evropa për drogat.
Sterkaj ka thënë që kjo lloj bime nuk është narkotike dhe ligji duhet të njehsohet me ligjet evropiane. Kryeministri Rama, pasi ka dëgjuar Sterkajn, ka thënë se për këtë çështje duhet të mblidhen specialistët dhe të diskutojnë.