Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona të cilët po transportonin me vete 22 kg lëndë kanabis, ndërsa një shtetas tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga përfunduan shtetasit Mehmet Mehmetaj, 46 vjeç, banues në fshatin Treblovë; Xhafer Rrapaj, 49 vjeç, banues në Selenicë dhe Julin Buza, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe. Shpallet në kërkim, shtetasi me iniciale 4- A.G., 40 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.
Lënda narkotike është sekuestruar gjatë kontrollit në shtëpinë e Mehmet Mehmetajt, teksa në bazë të hetimeve rezulton se shtetasit janë të implikuar në veprimarinë e jashtëligjshme në bashkëpunim me njëri tjetrin.