Gjatë paradites së sotme, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka qenë në zyrën e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Mes kreut të shtetit dhe kryeprokurorit Llalla mendohet se është diskutuar rreth arrestimeve më të fundit, të Emiljano Shullazit dhe dy bashkëpunëtoreve të tij, raporton Klan.
Pasi është informuar nga kryeprokurori Llalla për arrestimet e fundit, mësohet se Presidenti Nishani i ka kërkuar kreut të akuzës që të vijohet edhe me goditjen e grupeve të tjera të strukturave kriminale.