Një gjarpër i gjallë u zbulua në një veturë, pasi u importua nga Japonia për në Zelandë të Re.
Një blerës i Auckland pati një befasi jo të këndshme të shtunën, kur zbuloi se në veturën e sapo-blerë ndodhej edhe një gjarpër.
Zvarraniku u identifikua si një gjarpër 40cm i gjatë japonez, raportoi New Zeland Herald.
Autoritetet kaluan disa orë në përpjekje për ta kapur gjarprin në veturë. Ende nuk është e sigurt se si e kaloi kontrollin e bio-sigurisë vetura në Japoni.