Një transeksual në Australi u dhunua dhe u përdhunua masivisht në një burg australian. Të paktën 2 mijë herë u përdhunua në grup nga të burgosurit të tjerë. Transeksuali u burgos për vjedhjen e një makine.
Mary, pseudonimi i transit, ka rrëfyer për neës.com.au historinë tronditëse.
“Kur u arrestova kishte flokët e gjata, gjoks dhe sjelljen femërore, por në mënyrë të pashpjegueshme më dërguan në burgun e meshkujve ku më kanë përdhunuar dhjetra herë çdo ditë”, rrëfen transeksuali.
Por Mary ende nuk kishte kryer ndërrimin e emrit dhe gjinisë, dhe për këtë arsye nuk e dërguan në burgun e femrave. Gjatë katër viteve burg në “Boggo Road”, Mary është përdhunuar sistematikisht nga të burgosurit.
“Kur hyra në burg më thanë të zhvishesha. Sapo morrën vesh që unë ishta transeksual erdhën në dhomën time dhe nisën përdhunimet në grup. Sa herë tentoja të refuzoja më rrihnin me çtë mundnin”, thotë Mary.