Një grua që po udhëtonte nga Dubai, është arrestuar në Lagos të Nigerisë, pasi është kapur me 1.72 kilogramë kokainë. Dorothy Onyekasi e mbante të fshehur çantën, duke pretenduar se është shtatzënë.
Por, 41-vjeçarja është kapur nga skanerët ne aeroport. Pasi është kontrolluar nga forcat e sigurisë, asaj i është gjetur çanta që përmbante 86 qese të paketuar mirë, me kokainë. Kokaina që është gjetur arrin vlerën e 100 mijë eurove.
“Më ka braktisur burri dhe fëmijët po i rris e vetme. Desha të bëja një jetë më të mirë për ata, por paska qenë një gabim i madh”, ka thënë Onyekasi.
BW