Angazhimi i ministrave në kuvend është i pamjaftueshëm nën optikën e nëkryetarit të grupit socialist Erjon Braçe. Kritikat e tij i referohen kryesisht mos dërgimit para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë publike dhe kanë firmosur koncensioneve jo transparente.
“Në logjikën ligjore janë në konflikt interesi apo nuk janë në konflikt interesi apo në logjikën e Sali Berishës duhet të dalin këta jashtë parlamentit apo jo. Janë ministrat që duhet ta bëjnë këtë punë, ministrat që menaxhojnë sektorin, fushën e të tjera me rradhë dhe noramlisht duhet ti referojnë parlamentit situatat e konfliktit të interesit edhe të deputetëve të tjerë veç atyre që merr nëpër gojë Sali Berisha gjithë ditën që sot shfrytëzojnë familjarisht pasuri shumë të madhe kombëtare madje ndër pasuritë unike të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Natyrisht puna e ministrave në fushat respektive në këtë aspekt mua më duket tërësisht e pamjaftueshme.
Në këtë kuadër ai e sheh shqetesuese mosreagimin e krerëve të dikasterëve për të bërë transparencë por dhe përballë akuzave të forta politike të PD-së.
“E para ministri është njeri politik, nuk është një teknicien atje që mbulon fushën e tij. Angazhimi i ministrave në këtë aspekt në parlament mua më duket tërësisht i pamjaftueshëm.”-tha Braçe
Kryetari i komisionit të ekonomisë dhe një prej depuetetve më aktiv në mbrojtje të fermerëve të zonës së tij elektorale, Brace tregohet tepër kritik dhe ndaj ministrisë së bujqësisë, të cilës i bën thirje të zbresë në terren.
“Duhet të ristrukturohet po e them troç e gjithë Ministria e Bujqësisë, duhet të zbresi poshtë të jetë atje ku është prodhimi bujqësor jo lart jo këtu në zyrë as nëpër televizione, boll u konsumuan nëpër televizone dhe kjo punë nuk bëhet me letra kjo punë bëhet me njerëzit duke folur me njerëzit atje poshtë, duke ju gjendur njerëzve, duke ndërtuar struktura që këshillojnë bujkun“-tha Braçe
Lëvizja socialiste për integrim i dërgoi pak ditë më parë kryeministrit 2 letra ku kërkonte zgjidhje për disa prej shqetesimeve të bujqësisë . Por sipas Erjon Braçes problemet me të cilat hasen feremerët janë shumë më të mëdha , ndërsa ndihma e ministrisë së bujqësisë shumë e vogël. Report Tv