Një reporter i “Orient News” ka pësuar lëndime të mëdha pas një sulmi me predhe gjatë një raportimi live.
Gjatë kohës që gazetari ishte në lidhje direkte dëgjohet shpërthimi i predhës. Kamera ka rënë në tokë, ndërsa operatori është ngritur sërish në këmbë dhe ka xhiruar fytyrën e gazetarit të gjakosur.
Gjendja e reporterit paraqitet e qëndrueshme pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital.
Ka dyshime se pamjet në video nuk janë origjinale dhe se gjithçka mund të jetë një inskenim për ta dramatizuar situatën.