Nga mesnata ka hyrë në fuqi qarkullimi me letërnjoftime biometrike mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Zyrtarët në vendkalimet kufitare Bllacë dhe Jazhincë i thanë të RTK-së, se vendimi ka filluar të zbatohet që nga minutat e para të ditës së sotme.
Ata kanë shtuar se qytetarëve, gjatë kalimit të kufirit u kërkohet vetëm letërnjoftimi biometrik dhe jo pasaporta.
Paraprakisht, Marrëveshja për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime është nënshkruar nga ministritë e jashtme të Maqedonisë dhe Kosovës dhe më pas është ratifikuar nga parlamentet e të dyja vendeve.
KPress