Anxhela Devole/Shekulli Ai një zyrë gjigante, në kullën më të bukur të Tiranës, në vendin më të mirë. Nuk dihet se e ka të blerë, apo ia ka falur ndërtuesi, që i ka falur edhe shtëpinë e vet dhe të së bijës te rruga ‘Mustafa Matohiti”, vetëm disa qindra metra më poshtë. Aty u zhvendos pasi dha dorëheqjen publikisht si kryetar i PDsë, në 26 qershor 2013 dhe aty pret dhe përcjell shqiptarë dhe të huaj. Dhe ai ka një zyrë shumë të bukur, e cila prezantohet për publikun gjatë konferencave të shtypit të ish-kryeministrit, takimeve me të huaj dhe shqiptarë. Nuk dihet nëse e ka dizajnuar vetë, apo të tjerë, por zyra gjigande e Sali Berishës është e mbytur në luks. Divanë, kolltukë dhe karrige të veshura me lëkurë, me punim chesterfield dhe vintage, të stilit klasik dhe neoklasik, tavolina dhe biblioteka druri, kryesisht dru arre, akacie dhe qershie, piktura dhe aksesorë të tjerë janë ato që mbizotërojnë në zyrën luksoze të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Televizori i vendosur në njërën nga libraritë që ndodhen në zyrën e ish-kryeministrit është objekti i vetëm me më pak vlerë, i cili kushton nga 800-1.000 euro. Të gjitha orenditë e tjera variojnë nga 1.000-10.000 euro. Ndërkohë, Berisha ka zgjedhur që në zyrën e tij të mobilojë tre ambiente: personal, mbledhja dhe pritja e miqve. Në ambientin e pritjeve janë të vendosur një divan tresh dhe dy kolltukë lëkure. Modeli i tyre është britanik chesterfield dhe vintage, ndërsa stili neoklasik. Këmbët e divanit dhe kolltukëve janë dru qershie. Sa i përket çmimit të divanit, ai varion nga 4.000 deri në 10.000 euro. Minimalisht, pa asnjë aksesor shtesë, divani kushton 4.000 euro. Por ky model që ka zgjedhur ish-kryeministri është i dizenjuar me gurë Swarowski.
Ndërsa kolltuku vintage kushton nga 1.350 deri në 2500 euro. Tavolina e vendosur në këndin e pritjes është drejtkëndore, materiali dru arre, sërish e stilit klasik. Ajo kushton nga 500-1.500 euro. Po në këtë ambient, janë të vendosura tri piktura në mur. Njëra është e piktorit shqiptar Ibrahim Kodra, i cili nuk jeton më. Përmasat e saj janë 100×80 cm ose 120x100cm. Nëse piktura është origjinale, kushton mbi 3.000 euro. Nëse është riprodhim nga studentë apo piktorë të tjera, vlera e saj mund të variojë nga 500-1.000 euro. Dy pikturat e tjera kanë një vlerë më të vogël. Në pikturën ku paraqitet një figurë femre, çmimi është mbi 300 euro (me përmasa 50×80), ndërsa piktura tjetër (50x85cm) kushton mbi 400 euro.
Nëse do të bëjmë një llogari totale të këtij ambienti, vërejmë se shuma minimale arrin deri në 10.900 euro, ndërsa shuma maksimale 20.200 euro. Ambienti ku bëhen mbledhjet përmban një tavolinë ovale, me 12 karrige (ose më shumë) dhe një bibliotekë me kristalier, modeli i të cilës është special dhe i veçantë, që mund të jetë realizuar me porosi. Karriget janë i njëjti model si kolltukët, të veshura me lëkurë, me punim chesterfield të stilit neoklasik. Çmimi i një karrigeje është 900 euro, shumëzuar me 12 karrige që janë në total, shkojnë 10.800 euro. Tavolina ovale prej druri të mirë kushton 4.000-6.000 euro. Ndërsa biblioteka me kristalier mbi 4.600 euro. Shuma totale minimale është 19.400 euro deri në 21.400 euro.
Ndërsa qershia mbi tortë e të gjithë zyrës së doktorit është ambienti personal ku ish-kryeministri punon. Karrigia e punës e shefit, në këtë rast e doktorit, lëkurë me punim chesterfield të stilit neoklasik kushton 1.500 deri në 3.000 euro, e dizenjuar me gurë Swarowski. Tavolina e punës prej druri të mirë (dru arre) kushton mbi 2.600 euro. Biblioteka ku është i vendosur edhe televizori kushton mbi 3.800 euro, ndërsa televizori rreth 800 euro. Kompjuteri i punës i markës iMac kushton 1.800- 2.300 euro pa aksesorët shtesë (së bashku me aksesorët shtesë, çmimi i iMac shkon 4.300 euro). Piktura e varur (portret femre) në murin pas tavolinës së ish-kryeministrit është e përmasave 40×50 dhe kushton rreth 250 euro. Ndërsa perdet kushtojnë rreth 150-200 euro. Në total, shuma e mbledhur është 12.900 euro (ndërsa shuma maksimale është 14.950 euro).
Shekulli
Thjeshte paster e pa gabime
Llogaritje perfekte
Gazetare injorante dhe pA piken e profesionalizmit
Here tjeter meso qe te degjosh ndonje fjale te mençur o gazetare leshi
Debile