Pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e së shtunës në Drejtorinë e Policisë, shtetasin Emiljano Shullazi.
Sipas ish-kryeministrit, ai ka karëcënuar kandidatët për rektor të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Mynyr Koni.
Këta të dy kanë bërë denoncim në polici.
Dihen pak detaje për shoqërimin e Shullazit, por mësohet se ai është shoqëruar për t’u pyetur për ngjarjen.
Mesohet se forca policie kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e tij./Mapo/