Ashtu siç kishte paralajmëruar deputeti socialist ben Blushi ka nisur nga Berati turin “Shqipëria mbi partinë”.
Në këtë takim me socialistët e këtij qarku, ishin të pranishëm edhe deputetja Mimoza Hafizi, Marko Bello dhe socialistë të tjerë.
Në fjalën e tij, Blushi ka deklaruar para beratasve se do të vijojë të provojë atë që iu mohua me votë, duke iu referuar këtu kandidimit të tij për kreun e PS duke shtuar se votat në Shqipëri vidhen.
“Sot na mbledh në Berat dëshpërimi nga 25 vite pluralizëm. Jemi në Berat se sot ka më shumë korrupsion dhe papunësi. Shqipëria ëhstë sot një nga vendet më të korruptuara. PS erdhi në pushtet me premtimet për më shumë punë. 100 mijë shqiptarë kanë ikur jashtë”, tha Blushi.
Ndërsa deputetja Hafizi tha se PS, nuk respektoi statuin, dhe votat votat e referendumit për rikonfimimin e mandatiti të rkeut të PS-së Edi Rama u vodhën.