Një i ri humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në një aksident rrugor në aksin Korçë-Ersekë, pranë vendit të quajtur “Ura e Selenicës”. Sipas një njoftimi paraprak të policisë së Korçës, shtetasit, A.L, rreth 19 vjeç dhe M.L., rreth 24 vjeç, banues në fshatin Qinam të Ersekës, duke drejtuar nga një mjet motor, janë përplasur me një kafshë samari dhe janë rrëzuar në një kanal.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi M.L. ka ndërruar jetë në spitalin e Ersekës, kurse 19-vjeçari u transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.