Kryeministri Isa Mustafa ka treguar se gjatë vitit 2015 janë punësuar rreth 18 mijë veta dhe ka realizuar deri në 90 përqind të objektivave.
“Rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhënës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK-së”, ka shkruar Kryeministri.
Ai ka thënë se gjithë këto punë janë bërë në rrethana që të gjithë i dijnë – e ato janë protestat e opozitës në rrugë dhe gazi lotsjellës në Parlament.