Dy muaj dënim me kusht plus 18 muaj shërbim prove është dënimi i dhënë sot ndaj ish-edukatores së shtëpisë së Foshnjes në Durrës, Dafina Fama, e cila dhunoi një 3-vjeçar rreth dy javë më parë.
Rasti i dhunës ndaj fëmijës jetim u denoncua më 31 mars nga emisioni investigativ “STOP”, i cili përcolli përmes fotove dhe videos, dhunën barbare të ushtruar nga kujdestarja e këtij institucioni.
Foshnja trevjeçare ishte dhunuar më 29 mars, ndërsa një ditë më pas punonjësja sociale evidentoi shenjat e dhunës në fytyrën e foshnjës.