Interi është vënë në ndjekje të mesfushorit të Marseilles, Lassana Diarra.
”Nerrazzurët” synojnë që ta përforcojnë mesfushën gjatë verës dhe mesfushori francez mund të transferohet në Milano.
Lajmin e ka konfirmuar L’Equipe, gazetë e cila shkruan në mes të tjerash se Diarra i ka kërkuar klubit francez largimin.
Kujtojmë se francezi në të kaluarën ka luajtur edhe për Real Madridin dhe Chelsean.