Kremlini i ka kërkuar falje kompanisë investuese amerikan, Goldman Sachs, dhe gazetës gjermane, Suddeutsche Zeitung, për komentet e gabueshme nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Në emisionin televiziv të pyetje-përgjigjeve, zoti Putin në mënyrë jokorrekte tha se gazeta gjermane ishte pronë e kompanisë amerikane, duke folur për atë se kush ka dorë në rrjedhjet e Letrave të Panamasë.
Gazeta gjermane, Suddeutsche Zeitung, ishte e para që i mori materialet për transferet e dyshuara financiare të disa prej njerëzve më të pasur dhe në postet më të larta në botë, përfshirë personat e afërt me Putinin.
“Ishte më tepër gabim i atyre që i përgatiten dokumentet për fjalimin, pra ishte gabimi im”, u tha reporterëve në Moskë, Dmitry Peskov, zëdhënës i zotit Putin.