BMW tërheq veturat luksoze të serisë së 7-të, për shkak të një problemi potencial me airbag.
Airbegët në 26 mijë vetura, të prodhuara para 11 dhjetorit 2015, mund të kenë modulin me defekt, thonë nga kjo kompani, duke shtuar se nuk ka pasur ndonjë rast aksidenti të njohur deri më tani me këtë problem.
“Kjo është thjesht një masë parandaluese” thonë nga BMW, duke shtuar se deri më tani janë prodhuar 47 mijë vetura të modelit të ri të serisë 7.
Furnizuesi i këtyre airbeg-ve të prekur nga ky problem në BMW-të është Continental AG.
6,110 vetura të prekura me këtë problem janë në tregun e SHBA-së, versione të 740Li, 750Li dhe 750 Lxi.
Në Gjermani janë 2,600 vetura ndërsa në Kinë 4,700 vetura qo të tërhiqen, thonë nga kompania BMW.