Nga Flogert Muça/
Prej muajsh deputeti socialist Ben Blushi vijon akuzat ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste. Pas asaj që ndodhi në Kongres, ku unanimisht u ra dakord për miratimin e Statutit të ri të PS dhe zhvillimit të Referendumit, Blushi intensifikoi sulmet, duke treguar qartë që nuk bëhet fjalë për tentativë të demokratizimit të PS-së, por duke vënë në plan të parë ambicjet e tij dhe inatin e tij personal me kryeministrin Rama, se çpo duket.
Për të përmbushur këto objektiva, Blushi përdor sulmet ndaj qeverisë, takohet me Kreshnikk Spahiun e AAK dhe sipas zërave, tenton të përfitojë sa të mundë marketing nga faula e krijuar me “kandidimin e tij” derisa të krijojë partinë e tij. Nuk ka mundur të arrij një objektiv, që PS ta përjashtojë nga Grupi Parlamentar. Dhe pse Blushi sot është kryekëput e njëjta gojë si ajo e Berishës, sërish tenton të bëjë zhurmë dhe duke kërkuar që mediat t’i nxjerrin lajm atë që atij i intereson të bëhet lajm. Është kjo normale për lirinë e medias Zoti Blushi? Si gazetar i vjetër që je dhe shkrimtar poashtu, a është normale t’i këkosh medias të bëjë lajm atë që ti ju thua, apo mos duhet lënë e lirë media të bëjë lajmin siç opinioni publik e meriton? Është ky marketing që ti po e kërkon me ngulm duke përdorur PS-në dhe kryeministrin Rama për të qarkulluar e egzistuar në media?
Natyrisht sjellja e tij (duke mos dashur t’i drejtohem personalisht) e tillë duket, e tillë është. Sepse kryeministri Rama ka thënë “nuk komentoj komentet e komentuesve”, Ruçi të ka thënë “drejtohu të Komisioni i zgjedhjve në PS për të verifikuar saktësinë e votimit të referendumit”. Blushi vijon komentet e tij dhe manifeston idetë e tij, akuzat e tij, që dhe pse janë në shumë raste herë si të Bashës, herë si të Gridës e së fundmi (Rasti i deklaratës së ish-ministres së Kulturës, Francë, e cila doli dhe saktësoi se nuk e kishte për PS, por për kohëne munizmit termin “zgjedhje alla-shqiptare”) me ato të Berishës, është në të drejtën e tij të vazhdojë. Por, pse Blushi nuk shkon të Komisioni i Zgjedhjeve në PS të bëjë kërkesë për hapje kutishë, por del dhe vijon akuzat në media?
Sepse Blushi është i bindur se rezultati është ai që doli nga ai referendum. Sepse në fakt ai është një referendum i cili nuk kishte si të kishte rezultat tjetër për sa kohë nga një parti si PS, ishin vetëm 3 vetë në të gjithë anëtarësinë që kërkonin zgjedhje. Është absurde të mendosh për një rezultat ndryshe. Por pse atëherë Blushi insiston që ju manipulua rezultati kur ai nuk e njihte referendumin? Pse flet për diçka që ai nuk e njeh?
Sepse Blushit i shërbeu referendumi për të vijuar telenovelëne tij, për të marrë vëmendje mediatike. Jo se ja ndjen për sa kohë gjen arsyen t’i quajë banditë anëtarët që e bënë deputet, por sepse do të jetë në vëmendje. Ndoshta vetëm kjo e ngushëllon në kohën kur në ish-partinë e tij (nga e cila u vetëpërjashtua de fakto) nuk e mbështet pothuajse asnjë.
Nuk kërkon hapje kutishë, sepse hapja kërkohet në Komisionin e Zgedhjeve në PS, siç u shpreh kryetar i Grupit të PS, Gramoz Ruçi. Blushi kërkon kohë televizive, kërkon vëmendje. Ndoshta ka ndonjë libër në dorë, ndoshta (më shumë mundësi) një parti që po mbush muajin e 9-të, por e sigurtë është nuk do hapje kutishë, por të shfryhet ndaj Edi Ramës pse anëtarët e PS e mbajtën këtë të fundit kryetar.
Ngjan qesharake, por është fakt që Blushi është në një moment që nëse media nuk do i afronte mikrofonin, thjeshtë nuk do egzistonte politikisht. Sepse i madh e i vogël e kanë kuptuar se gjithçka e ka personale me Edi Ramën, i cili më të mirat e të këqijat e veta Blushin e ka mbajtur që sa ka ardhur në PS, dhe si reciprocitet të Blushit ndaj tij në fakt. Listat e deputetëve “banditë”, statutin e partisë, programin qeverisës, Rama e ka bërë me Blushin dhe të tjerë si Blushi. Ndaj argumentat e Berishës janë kundërvetja e Blushit kur flet.
Por tek e fundit, çi duhet popullit se ç’inate ka Blushi me Ramën? Fare! Media ka çeduar në këtë pikë duke u marrë shumë me të e padashje ose “me”, i ka bërë dhe i bënnjë marketing falas diçkaje që nuk ka frymë, por mllef personal.
Blushi e a zgjedhur rrugën e tij të opozitarit, por është një ndër 45 opozitarët, kështu që s’ka sens që miletit t’i serviren nga 45 goj të ndryshme të njëjtat argumenta, kur na mjafton 1. Blushi sot është në periudhën e një këngëtareje fillestare që për të marrë vëmendje është në gjendje të dali lakuriq në çdo ambjent ku ndodhet. E bënte Bleona dikur, e bën edhe sot. provokon për vëmendje. Ose fenomeni Kim Karashian, versioni politik. Veçse ka një ndryshim, Blushi është “këngëtar” i vjetër në politikë dhe ka konsumuar jo pak pozicione në egzekutiv, ndaj fama e tij është e vyshkur. Ndoshta për libra akoma jo, por në politikë, pa asnjë dyshim. /lexo.al