Ora 08.00 e mëngjesit është piku i lëvizjes në kryeqytet dhe një nga akset kryesore hyrëse të Tiranës është bllokuar nga disa persona, që nuk janë identifikuar.
Në një video të dërguar në “Ti Raporton”, janë disa persona të cilët kanë ndaluar mjetet në aksin rrugor shesh rotullimi “Shqiponja”- Unaza e Re, duke rënduar më tepër trafikun në arterien kryesore që lidh Tiranën me pjesën më të madhe të vendit.
Në pamje nuk ka asnjë reagim të policisë rrugore, që të paktën në këtë orë të pikut të lëvizjes ndodhen në sheshin “Shqiponja” për menaxhimin e trafikut. Përveç revoltimit të drejtuesve të mjeteve, të cilët janë penguar pa asnjë arsye të kalojnë, dhe zhurmës akustike të shkaktuar, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. /topchannel