Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka përshëndetur sot rezolutën e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ndërsa tha se rezoluta në fjalë kërkon finalizimin e reformave.
Sipas tij, ky është një inkurajim për Shqipërinë ndërsa i pyetur nga gazetarët, Meta tha se koalicioni PS-LSI funksionon normalisht.
Meta tha se vizita e Ramës është një tregues i partneritetit strategjik i vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.