Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një 17 vjeçare ka rënë pre e një kurthi të ngritur nga një çift.
Çifti kishte shtënë në dorë disa fotografi nudo të vajzës dhe i kanë përdorur ato për ta tërhequr atë në shtëpinë e tyre. 29 vjeçari, Raymond Boyd Gates ka përdhunuar të miturën, ndërkohë që e dashura e tij, Marina Alexeevna Lonina ka filmuar ngjarjen shokuese dhe e ka transmetuar live në internet nëpërmjet aplikacionit “Periscope”, që mundëson transmetim live.
Kjo ngjarje ka shokuar të gjithë opinionin publik, ndërkohë që çifti Gates dhe Lonina rrezikojnë më shumë se 40 vite burg.