Moska së shpejti mund të ketë forcën policore më të dashur në botë. Përdallim nga qenët tjerë të policisë, shteti rus ka vendosur të trajnojnë racën “Welsh Corgois”.
Sipas policisë ruse kjo racë e qenve, me këmbë të shkurta mund të jenë shumë efikas në gjetjen e bombave dhe të drogës. “Tani për tani, në trajnime janë marrë vetëm 2 nga kjo racë dhe nuk është e sigurt nëse do të zgjidhen në radhët e qenve të shërbimit policor, por do të jetë një trajnim interesant” është shprehur shefi i njesitit policor të qenve.
“Kjo racë kanë hundë të madhe që ndihmon në nuhatjen më të mirë, janë të lehtë për t’u trajnuar dhe marrin hapësira të vogla” ka shtuar më tej.
“Pas përfundimit të trajnimit do të vendoset nëse do punojmë me këtë racë” ka thënë krejt në fund ai, citohet lajmi.net.