Arsenali i zbuluar në banesën e Reda Kriket, një terrorist i dyshuar i arrestuar më 24 Mars në afërsi të Parisit, përfshinte eksplozivë, kallashnikovë, pushkë dhe një pistoletë automatike nga Kroacia.
Terroristët të cilët filluan sulmet nëntorin e kaluar në Paris, kanë përdorur kallashnikovë dhe municione të bëra në Bosnjë. Vëllezërit Kouachi, të cilët sulmuan revistën satirike “Charlie Hebdo”, janarin e vitit të shkuar, kanë punësuar një prodhues municionesh serb. Këta terroristë kishin “simpati” për armët e Ballkanit.
Tendenca e armëve nga Ballkani deri te sulmet terroriste në Europë nuk është befasi. Luftërat ndjekin shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990, dhe kolapsin e shtetit shqiptar në vitin 1997, që la një furnizim të madh me armë në rajon.
Një studim ka përllogaritur numrin e armëve të zjarrit për person në Ballkan që ishte mbi 6 milionë, pjesa më e madhe e tyre të paregjistruara. Serbia ka numrin më të madh të armëve private për kokë në Europë.
Në një kontinent me ligje strikte të armëve, armët në Ballkan kanë qenë një “bekim” për krimin e organizuar, gjithashtu. Në një studim të 26 armëve të bandës të konfiskuara në Marsejë janë gjetur nëntë kallashnikovë nga ish-Jugosllavia. Policia franceze raporton se shqiptarët që merreshin me tregti të paligjsme armësh sillnin 20 pushkë njëkohësisht, të fshehura në furgonë. Në vitin 2014 policia sllovake ka ndaluar një kamion të tërë plot me armë dhe granata nga Bosnja në drejtim të Suedisë.