Të hënën me fillim prej orës 12:00, veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë, për të kërkuar që sa më parë të formohet komisioni mjekësor për të caktuar shkallën e invaliditetit për invalidët të cilët ende nuk po mund t’i gëzojnë pensionet.Kështu është shprehur në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, Xhevdet Qeriqi, kryetar për Mbrojtjen e të Drejtave të veteranëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se në këtë protestë do të kundërshtohet edhe ideja për zvogëlimin e pensioneve.
“Ne nuk pranojmë në asnjë formë zvogëlimin e pensioneve për veteranët dhe invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe ashtu nuk jemi të kënaqur me shumën aktuale të caktuar nga shteti e lërë më që ato të zvogëlohet”, ka thënë Qeriqi.