Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) nuk do t’i paketojë valixhet as pas dy muajsh. Do të vazhdojë punën edhe pas 14 qershorit, datë kur i skadon mandati aktual, shkruan Koha Ditore.
Burime të gazetës kanë thënë të enjten se Bashkimi Evropian nuk do që ta përmbyllë këtë mision, por është i gatshëm që t’ia përgjysmojë stafin dhe ta mbajë atë me mandatin që i ishte ridefinuar dy vjet më parë, kur komponenti ekzekutiv i ishte reduktuar dhe kur objektivë parësore ishte përcaktuar monitorimi, mentorimi dhe këshillimi.
Autoritetet e Kosovës dhe ato të BE-së janë duke zhvilluar negociatat për mandatin e EULEX-it.