Një konflikt mes të rinjsh Në Tiranë për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një personi.
Tre persona kanë pasur një zënkë mes tyre në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit”.
Njëri prej ka marë një armë zjarri dhe ëhstë kthyer në vendngjarje, por është arrrestuar nga nga forcat e policisë që u njoftuan për sherrin.
Mësohet se policia ka shoqëruar edhe dy personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrthanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë një ngjarje të rëndë.
Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.3 shtetasit:
– E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë
– G. L., 26 vjeç, banues në Tiranë
– S. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i është gjetur edhe një armë zjarri tip pistolet e modelit “Bereta”
Më datë 14.04.2016, rreth orës 12:10, në rrugën “Islam Alla”, në një lokal, ka patur një konflikt midis disa personave. Falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr 3, është parandaluar një ngjarje e rëndë.
Vazhdon puna për sqarimin e plotë të ngarjes