Për debatin nëse duhet apo jo që në shkollat shqiptare të futet mësimi i fesë ka folur edhe Ambasadori i Gjermanisë në vend Helmut Hoffman. Ai tha se në Gjermani edukimi fetar nuk është i detyrueshëm nëpër shkolla, por më shumë një traditë. Hoffman shtoi se çdo vend do duhet ta gjykojë vetë mundësinë e futjes së njohurive për fenë nëpër tekste shkollore.
“Ne në Gjermani e kemi traditë mësimin e fesë në shkolla. Çdo vend duhet ta shohë vetë këtë mundësi. Lënda mund të futet për të mësuar mbi besimet fetare”, tha Hoffman.