Shqipëria është ngjitur me 3 vende në renditjen për lirinë e medias për vitin 2015. Klasifikikmi ëhstë bërë publik nga organizata “Reporterët pa Kufij”.
Në analizën ku janë marrë 180 vende, Shqipëria ëhstë në vendin e 82-të, ndërkohë në vitin 2014 renditej në vendin e 85-të.
Vendi ku mediat kanë liri më të madhe është Finlanda, ndërkohë vendi u fundit është Eritrea.
“Respektimi i lirinë e medias në nivel rajonal, por edhe në të gjithë botën ka përjetuar një rënie të thellë dhe shqetësuese”, theksohet në raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij”.
Indeksi i lirisë së mediave në botë vlerësohet në bazë të këtyre kritereve: pluralizmi, pavarësia e medias, vetë-censura e mjedisit mediatik, mjedisit legjislativ, transparenca, infrastruktura dhe abuzimi.