Zyra Qendrore Interpol Tirana ka kryer sot ekstradimi nga Madridi/Spanjë, drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar të dënuar me 25 vite burg Vladimir Peqini, 51 vjeç, lindur në Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 105, datë 20.09.1999, e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burgim për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në banda të armatosura”, “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë”, “Asgjësim të kufomës’, “Tentativë të vrasjes me paramendim”,dhe “Vrasjes me paramendim”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madridin/Spanjë, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.