Ata kishin vendosur të ndaheshin para vrasjes, thotë djali i gruas 60-vjeçare e cila u vra me thikë mëngjesin e sotëm nga partner ii saj shqiptar, 46 vjeç.
Djali i viktimës, 29 vjeç mbeti i plagosur pasi tentoi të shpëtonte nënën.
Duke folur për protothema.gr, djali i 60-vjeçaret shprehet se nëna kishte jetuar me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk kishte treguar asnjëherë sjellje të dhunshme ndaj saj.
Në periudhën e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen.
“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.
Djali i viktimës shton se gjithçka ndodhi gjatë një debate. 46-vjeçari shqiptar kishte thikë në dorë dhe kur partnerja e tij iu lut që ta hidhte, ai e goditi në bark.
I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.
Sipas informacioneve të protothema.gr, autori ka vrarë bashkëshorten e tij duke e plagosur me thikë në bark ndërsa djali i saj është goditur me thikë në zonën e shpatullës.
Shqiptari është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me dashje” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.
/a.r