Ministria e punëve të brendëshme ka dalë me raportin e parë nga protestat e sontme që ndodhin në Shkup dhe që vazhdojnë të protestojnë akoma rrugëve të kryeqytetit dhe para institucioneve të rëndësishme vendore. Sipas MPB-së, deri më tani janë arestuar 12 protestues derisa 1 është i lënduar.
Sulmohet me shkop gome në kokë, gazetari Goran Naumovski
Gazetari Goran Naumovski është lënduar sonte në protesta. Ai është sulmuar me shkop gome në kokë dhe me ndihmën e shpejtë është transportuar në spital.
21:50 – Situata në qendrën e Shkupit për momentin është katastrofale, policia vrapon dhe ndjek protestuesit të cilët më parë kishin demoluar zyrën e presidentit Ivanov.
Sipas informacioneve në teren, protestuesit kanë gjuajtur edhe pas disa autobusëve të transportit urban derisa MPB është në ndjekje të disa protestuesve.
Sipas asaj që thuhet në protesta ka të lënduar shumë qytetarë.
21:34 – Protestuesit të cilët tregojnë pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të fundit të presidentit Ivanov për të amnistuar politikanët e përfshirë në krimin zgjedhor pas parlamentit dhe thyerjes së zyrës së presidentit, janë drejtuar për tek ministria e drejtësisë duke thyer e shkatëruar katin e parë të ndërtesës.
Nga aty lajmërojnë se po intervenon policia speciale për të larguar protestuesit dhe për të vënë rend e qetësi në ndërtesën e dikasterit të drejtësisë.
21:20 – Protestuesit anti qeveritar janë zhvendosur prej para Kuvendit dhe tani gjenden sërish para zyrës popullore të Presidentit të shtetit, ku situata ka eskaluar.
Ata e kanë thyer derën e zyres dhe janë futur brenda. Protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me gurë dhe kështu e kanë shkatërruar zyrën popullore të Presidentit.
Zhurnal