Interpol Tirana ka ekstraduar nga Madridi i Spanjës ditën e sotme shtetasin Vladimir Peqini, 51-vjeç ish-anëtar i Bandës së Elbasanit, përgjegjëse për vrasje dhe grabitje gjatë vitit 1997.
Vladimir Peqini është edhe vëllai i të ashtuquajturit, “Mandela i Elbasanit”, Eduard Peqini i dënuar si kreu i bandës me burgim të përjetshëm.
Vladimir Peqini kërkohej që prej vitit 1999, kur u dënua me 25 vjet burg për pjesëmarrja në banda të armatosura, vrasje me paramendim, asgjësim të kufomës dhe vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.
“Mandela i Elbasanit”
“I tmerrshmi” i qytetit te Elbasanit ne vitin e trazirave 1997, Eduart Peqini, eshte denuar fillimisht me pushkatim dhe me pas me burgim te perjetshem, per nje sere krimesh te renda. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, ne 29 shtator te vitit 1999, e ka denuar ate me burgim te perjetshem per duke ngritur ndaj tij nje “mal” me akuza, “krijim dhe pjesemarrje ne bande te armatosur”, “vrasjeve me paramendim”, “vrasjeve me dashje te mbetur ne tentative”, “vrasjeve me paramendim e kryer ne bashkepunim”, “mbajtje pa leje te armeve luftarake”, “shkaterim te prones”, “rrembim personi” dhe “vjedhje me pasoje vdekjen”.
Ne perfundim te hetimit dhe gjykimit te gjithe pjesetaret e bandes “Mandela” u denuar me burg. Vladimir Peqini me 25 vjet burg, B. Xhenja 20 vjet, A.Peqini 25 vjet, L.Peqini 16 vjet, A.Peqini 13 vjet, ndersa te tjere prej tyre mbi 10 vjet burg. Ne total, kjo bande u denua me 170 vjet burg.
Banda “Mandela”
Eduart Peqini i vetequajturi me nofken “Mandela”, krijoi nje bande prej tete personash, gjate trazirave te vitit 1997. Shume shpejt ai u be romi me i “famshem” i Elbasanit, per bemat qe la ne kete qytet.
Aktiviteti kriminal i Eduart Peqini dhe i bandes se tij, eshte shtrire ne periudhen kohore prill-shtator 1997 dhe konsiston ne nje sere veprash si vrasje, vjedhje me arme dhe me dhune, plagosje, prostitucion, rrembime personash, shkaterrim pronash, etj.
“Banda e Mandeles” perbehej nga 40 anetare me pjesetare te familjes dhe fisit te tij dhe me gjere. Personat me te afert ishin 4 vellezerit e tij dhe kusherinj te aferm si dhe persona te besuar. “Mandela” shquhej per autoritetin e tij, ku te gjithe i bindeshin fjales se tij.
Panorama