Eksportuesit e trangullit në Lushnje hedhin poshtë pretendimin e palës maqedonase lidhur me cilësinë e perimeve që janë bllokuar ditët e fundit në doganë.
Sipas njërit prej shumë eksportuesve, Ardian Kuka, çdo ditë që bëhet eksport në pikën e tij vjen specialisti, i cili i bën analizat produketeve dhe më pas i lëshon fletën e analizave fitosanitare.
Edhe pse e dërgon këtë fletanalizë në doganën maqedonase, pala tjetër i bën përsëri analizat dhe më pas jep ose jo lejen për të kaluar. Sipas Kukës, pala maqedonase ka njëfarë xhelozie për produktet shqiptare pasi arrijnë të dalin në treg përpara atyre vendase.
Ai ka kërkuar që të merren masa që kjo situatë të mos zgjasë më dhe për këtë ai apeluar që analizat të bëhen dhe në vendet e BE-së dhe nëse janë në rregull të marrin dëmshpërblim.
Vetë fermerët thonë se përpara se të sjellin produktet në pikat e eksportit më parë kosultohen me agronomët. Momentalisht në Lushnje po vazhdon rregullisht eksporti, por jo vetëm në drejtim të Maqedonisë por edhe vendeve të tjera të rajonit. TCh