Jasir Asani ka bërë një postim mjaft special në rrjetet sociale. Sulmuesi i Kombëtares uron Shqipërinë për 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë e më ke djalë. Gëzuar Pavarësinë nëna Shqipëri”, ka shkruar “mëngjarashi” i Kombëtares, duke emocionuar me fjalët e zgjedhura.
Kujtojmë se 29-vjeçari është një lider te Kombëtarja shqiptare, i cili ka ndihmuar kuqezinjtë me golat fantastike. Aktualisht është pjesë e Guangju në Kore.