Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpronësimin e banorëve që preken nga rikualifikimi i sheshit “Avni Rustemi” dhe “Pazari i Ri” në Tiranë. Sipas vendimit të qeverisë, pronarët e pasurive të paluajtshme në këtë zonë do kompensohen me vlerën e përgjithshme prej 85 945 757 lekësh.
Pronarët do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Tiranë.