Në Ditën e Flamurit, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një ndër figurat e para të njohura që ka uruar Shqipërinë për pavarësinë.
Përmes një postimi në Instastory, shoqëruar me imazhin e shqiponjës dy krenare dhe vargjet e Himnit Kombëtar, Dua Lipa u ka uruar festën të gjithë shqiptarëve.
Vlen të theksohet se Dua Lipa asnjëherë nuk harron të shprehë krenarinë e të qenurit shqiptare. Ajo mbetet ndër të para artiste që shpreh urimet për festat kombëtare.
/a.r