Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme doli për herë të parë pas 11 muajsh nga banesa e tij. GJKKO vendosi paraditen e së mërkurës rrëzimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për liderin e demokratëve. Ky vendim i togave të zeza solli gëzim dhe shpresë për demokratët të cilët nuk kursyen lavdet për Berishën.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe nusja e familjes Berisha, Armina Mevlani. Në llogarinë e saj në “Instagram” , Armina ka vendosur që të reagojë përmes një thënie të Martin Luther King.
“Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”, shkruhet në storyn e Armikës.
Kesaj radhe monstra do shkoje ne burge,jo me arrest shtepie,monstra per krimet qe ka bere,ndaj popullit e vindit,duhet te ishte ne burge te perjetshem.