Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.
Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat se seanca e radhës do të mbahem në datën 16 dhjetor.
Gjokutaj: Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftua se gjykata Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore.
Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me një shpejtësi. Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim.
/a.r