Nga Liridona Beqiri
Cikli i oportunistëve kundër heronjve gjithmonë ka shfaqur tension që shpesh krijon një rreth vicioz. Albini, gjhinjë e më shumë simbolizon politikanin që pëlqen të vërë në dukje rënien nga hiri që vjen. Duhet të ketë qënë në ekstazë kohëve të fundit sepse ndryshe nuk po arsyeton mendjen racionale të të menduarit si shqiptar. Duke u munduar të pozicionoj veten si busull morale, pak ditë më parë, në mes Prishtinës, në “vallen pa turp” me përkëdhekje krijoi mundësi për t’i bërë hije Mickoskit kundrejt shqiptarëve me deklaratën pa asnjë takt logjik mbi gjuhën shqipe. Madje i entuziazmuar aq shumë, plotësisht i pavëmendshëm ndaj zemërimit publik, në mënyrë karikaturiste e të paditur, Kurti dukej i shkëputur nga realiteti. Do thyej tabutë leksikore, por pse u eksitua kaq shumë nga vizita e Mickoskit? Pse kaq kënaqësi dhe ngazëllim?
Po nëse do ishte Vuçiçi në atë tapet të kuq, do deklaronte Kurti që as Kosova s’është e pavarur?!
Po kaq e fortë ishte ajo goditje mbi arritjen e shqiptarëve në zyrtarizimin e gjuhës shqipe!
Asgjë nuk e shpërndan tensionin më mirë se disa akte të tilla kur diagnostikon gabimisht problemet dhe fajëson kauzën e gabuar dhe e dyfishon atë.
Kurti krijoji krizë kombëtare, duke përcarë shqiptarët e këitij vendi me përpjekjet për të përmbysur ose sfiduar këto arritje të shqiptarëve që rrjedhin nga dëshira për të përditësuar, kritikuar ose rimenduar narrativat që përcaktojnë identitetin shqiptar. Retorika e tij e promovimit të separatizmit apo ndarjes, nxitjen e rebelimit dhe shpërbërjen e unitetit kombëtar, mbështetjen e lëvizjeve që kërkojnë të shkërrmoqin bërthamën shqiptare, është padyshim shqetësim mbarëkombëtar.
Kjo përshtatje krijuese e historisë që po bën Kurti mbi parimin: “ç’me duhet mua se ç’farë them unë” dëshmon karakterin e tij prej oportunisti në politikë që ka të bëjë me kohën dhe komoditetin, duke trazuar valën e ndjenjave kombëtare. Në mendjen e tij, përfitimet e luksit që po siguron nga vëmendja për veten e tij i’a vlenë rënien e të gjithë identitetit shqiptar.
Pastaj është heroi që me të vërtetë nuk e kishte planifikuar klasa politike e pozitës, por disi e gjeti veten në vendin e duhur në kohën e duhur, duke përdor patriotizmin si një kupon zbritjeje – vetëm kur i përshtatet. Në win-win situatë të dy palët (Kurti dhe pozita shqiptare e Maqedonisë së Veriut), gjetën një plan të mirë nga dikush tjetër, dhe tani ata po i gëzohen “lavdisë”! Ç’ju desh Kurtit t’ë ndërhy në zgjedhjet parlamentare për t’i dhënë shpatë Mickoskit?!
Në rolin e “kompleksit të shpëtimtarit”, ndërsa pretendonte të jetë unifikues, ai krijoi kaos dhe pakënaqësi, duke e përdorur atë për të nxitur politika që gërryejnë kohezionin social dhe çojnë përpara axhendën e antishqiptarëve, duke minimizuar gjuhën dhe historinë e kombit të vet në favor të ideologjive të huaja dhe politikave globaliste.
Po ç’farë ideologjike patetike duhet të jetë t’i besosh Gjykatës Kushtetuese?
Ky lloj politikani i “shitjes diplomatike” rriti koston e sigurisë kombëtare në rajon, shqetësimin dhe rezistencën intelektuale shqiptare dhe jo vetëm, të cilët në vazhdimësi duhet tëkërkojnë llogari nga Albin Kurti për qëllimet e tij nga sajimet e kuzhinave antishqiptare dhe të demaskojnë këtë lloj vetë-shërbimi. Në të gjithë këta skenarë, vetëpërthithja dhe injoranca e tij krijon momente kur mungesa e patriotizmit dhe mospërfillja e tij ndaj këtij populli bëhet aq e tepruar dhe e njejta kërkon mobilizim kombëtar. Identiteti i kombit tonë po sakrifikohet në altarin e pushtetit, pasi patriotë të rremë ulen në detyrë dhe pretendojnë se mbrojnë vlerat tona.
Albini e ca shqiptarë të tokës time këtu, s’janë më të denjë për të shkruar historinë e poreve tona kombëtare. Për të njejtit duhen një auditim i vlerave kombëtare!
Po e përmbyll këtë shkrim me një nga thëniet më mbresëlënëse të Arbën Xhaferit: Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen tëkonsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë”.
Sakte dhe bukur!