Përdorimi i medikamenteve nga qytetarët pa recetën e mjekut, vijon të jetë një problem shqetësues në vendin tonë. Këtë fenomen e pohojnë dhe vetë farmacistët dhe mjekët.
“Është një problem i madh në fakt, qytetarët vijnë në farmaci për të kërkuar medikamente pa një recetë nga mjeku”, tha farmacistja Kleida Balliku.
“Është një fenomen shumë i përhapur sidomos në Tiranë, për arsye sepse mundohen njerëzit të vrapojnë nëpër punë, dhe mendojnë se zgjidhin hall duke marr mjekim pa recetë dhe pa vizitë, apo rekomandim mjeku. Është një nga fenomene që na bën dhe një keq diagnostikim”, tha mjekja pediatre Besjana Hoxha.
Ajo ç’ka e bën edhe më shqetësues për bluzat e bardha, është fakti se qytetarët nuk kërkojn vetëm antibiotikët pa recetë mjeku, por, edhe medikamente, pa marrë parasysh efektet anësore.
“Çdo medikamentë që abuzohet apo tejkalohet pjesa e përdorimi, patjetër që kanë efekte anësore. Nëse flasim për medikamënte otc, të cilat janë medikamente në përdorim shumë të rrallë, një analzilok për dhimbje koke, apo një antiripitik që merret për fëmijët për të përballuar atë 72 orshin të ditëve të para të virozës, është diçka mëse e këshilluesme edhe nga ana jonë mjekësore. Por çdo medikament i marrë në mënyrën jo të duhur ka efektet anësore. Duke u nisur që nga pjesa e antistaminikëve, antibiotilëve, patjetër që kanë efekte anësore të marra pa recet dhe rekomandim“, shtoi Hoxha.
Sipas specialistëve, të rinjtë janë ata që neglizhojnë më së shumti konsultat me mjekët specialistë, duke iu drejtuar farmacive për medikamente pa recetë, të bazuara në histori familjare, apo shoqërore.
“Mendoj se është më shumë problem, mosha 20-30, vjeç e cila do të vazhdoj punën dhe të zgjidh shenjat klinike nga dikush që ja ka sugjeruar, shok mik apo farmaci”.
“Grupmosha nga 20 deri në 35 neglizhon simptomat, kërkon medikamente bazuar në histori failjare, të ndonjë shoku apo shoqeje, si dhe të ndonjë mjekimi të mëparshëm”.
Në çdo rast, marrja e medikamente apo antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, sipas bluzave të bardha nuk sjell vetëm efekte anësore, por edhe vështirësi në trajtimin e sëmundjes, ndaj specialistët këshillojnë qytetarët të mosneglizojnë simptomat, por të paraqiten te mjeku specialist.