Takimi i Ramës me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nisi me incidente nga ‘militantë’ të Partisë Demokratike të cilët ishin infiltruar në rradhët e shqiptarëve që kishin ardhur për të dëgjuar kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa Rama nisi të fliste, nga salla u dëgjua një person që thërriste “Rama ik! E ndërsa personeli I sigurisë u kujdes ta largonte Kryeministri Rama kërkoi ndjesë.
“Ndejsë për të një grusht të verbërish atje tek dera, të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin aty përballë. Keqardhje por asnjë dyshim me vetëdije se edhe ata janë pjesë e familjes son të madhe” tha ai.
Menjëherë një tjetër zë u dëgjua nga salla “Hajdut”. E ndërsa personeli i sigurisë u kujdes ta largonte një tjetër zë kundër Ramës u dëgjua.
“Keqardhje, tha Rama duke lënë të kuptojë se janë të nxitur nga PD ‘Parti që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huja”.
Kryesocialisti Rama ka zhvilluar takim me shqiptarët në Selanik më 3 nëntor, po ashtu në Athinë, në Itali si edhe takim me shqiptarët në SHBA, më 26 tetor.
Në të gjitha takimet e zhvilluara me shqiptarët e Greqisë, Italisë e Nju Jorkut, Kryeministri i ka bërë thirrje emigrantëve që të votojnë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike në Shqipëri që do e bëjë vendin anëtare të Bashkimit Europian brenda kësaj dekade.
https://www.facebook.com/share/v/1ASRLWZVGG/