LSI paraqiti sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese nismën për të ndryshuar ligjin për prokurimet publike, ku ato për partneritetin publik dhe privat duhet të kalojnë nga ana e Parlamentit.
Në emër të LSI-së Petrit Vasili dhe Përparim Spahiu deklaruan në komision se kjo nismë synon të përmirësojë procesin e partneritetit publik-privat.
“Duam të kuptohet dobia e partneritetit publik-privat. FMN e BB kërkojnë të vlerësohet dobishmëria e PPP-ve. Ratifikimi i PPP-ve të bëhet në parlament. për miratimin e kontratave të përfshihet Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit.”- deklaroi Vasili.
BW