Ish-drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha, ka publikuar në Facebook një fotografi me një bluzë provokative.
Ai është akuzuar shpesh nga ish-Kryeministri Sali Berisha si trafikant droge, kurse ai i është përgjigjur me një foto karagjoze në festimet e ditëlindjes së tij. Bluza që ai mban veshur shkruan: Gysi Malavits, Gysi Krimit, Gysi Drogës, Gysi Ramës.
Të gjitha këto epitete janë përdorur nga Berisha kur e ka akuzuar atë jo pak herë si person që ka lidhje me trafikantët.
Ja çfarë shkruan Ergys Hoxha në facebook: ‘’Kush m’njef e di që s’jom tip qefliu festash, por që t’jem tip Fejsbuku dhe këtë s’do e besoja..por ja ku mblidhen këtu të gjithë ata që më duan, më respektojnë (por këtu janë edhe ato që s’më shohin dot me sy, ka nga ata që janë të identifikuar ka dhe nga ata që nuk dun të identifikohen)… Së pari falenderoj gjithë miqtë e mi, të afërm, rilindas, bashkëpuntor dhe këdo tjetër që në këtë ditë të shënuar u kujtua për mua me një urim.Së dyti përshëndes të gjithë ato njerëz që për 1 ose më shumë arsye nuk m’u dun ose nuk më shohin dot me sy dhe i them mos u mërzisni (sa më shumë më shani e merreni me mua aq më të fortë më bëni), dihet që pema me kokrra goditet …Kemi ecur shumë këto vite dhe mosha bën të veten, por ndryshe nga disa mua më rinon çdo vit që kalon unë ju premtoj miq që do e gjej kohën për ju që kontribuat që kjo ditë e shënuar të ishte plot diell….. Po ju falenderoj dhe me një foto (of the day )…’’
Në Maj të 2014 ai është pezulluar nga detyra pasi u përfshi në një konflikt verbal me efektivët të rrugores, duke i fyer dhe sharë. I gjithë debati mes tyre ishte regjistruar nga kamerat e instaluara në makinën e patrullës. Gjithashtu në Gusht të 2015 ai ka pasur një tjetër incident, kësaj radhe me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në kampin socialsit të Jalës, thuhet se ka pasur një përplasje fizike, ku Ergys Hoxha ka goditur ministrin Saimir Tahiri.