Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.21 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.06 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 92.84 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99.11 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 117.29 lekë ose 0.09 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 105.19 lekë ose 0.27 lekë më shumë se një ditë më parë.